Mediu: Serbia po përdor në Ballkan të njëjtën gjuhë si Rusia me Ukrainën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka depozituar në Parlament një rezolutë për mënyrën sesi duhet të angazhohet Shqipëria në lidhje me tensionet në Ballkan. ”Ne i shikojmë zhvillimet në Ballkan vetëm në lupën e raporteve ekonomike. Konfliktet në Ballkan nuk kanë pasur në krye të herës diferencat ekonomike, kanë qenë diferencat e mëdha historike”. Pse u ritensionua tani situata në Ballkan?

”Kemi një ndryshim të balancave në Ballkan. Nëse në fillim të viteve 1990 dominanca e SHBA dhe e Europës ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme dhe influenca e Rusisë dhe Kinës ka qenë e pavlerësuar, nga ana tjetër Turqia ka pasur një linjë pothuajse të njëjtë me vendet e anëtare të NATO, BE dhe SHBA.

Rusia është më agresive, me prezencë ushtarake, me prezencë të inteligjencës, mediatike dhe nga ana tjetër kemi, po ashtu kemi edhe një prezencë shumë të madhe të Kinës, këto interesa ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në politikbërje. Kemi një bosht aleance që është Rusia, Kina, por shpesh edhe Turqia për qëndrimet që ka. Edhe politikat që ka ndjekur Serbia kanë synuar në disa drejtime. Përmes Republika Srbska të thyejnë marrëveshjen e Dejtonit dhe të krijojnë një ndarje, duke aneksuar.

Kemi një fuqizim ushtarak të Rusisë edhe me mjete ofensive, të cilat nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen, por tërësisht me qëllime ofensive. Konfliktet e fundit janë me prapaskena fetare dhe etnike në Malin e Zi, probleme të shfaqura në Maqedoninë e Veriut dhe më pas sjellja e Serbisë mbi një marrëveshje që ishte rënë dakord me Kosovën. Narrativi i Serbisë është që, ne do të mbrojmë serbët kudo që janë, është i njëjtë me atë që rusët kanë përdorur në rastin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Janë skenarë të ngjashëm”,-tha në ”A2cnn Albania”.

SHKARKO APP