Mediu takim me biznesmenë të rinj: Implementimi i taksës së sheshtë do të sjellë frymëmarrjen për ekonominë

Problemet ekonomike dhe vështirësia e bizneseve në këtë periudhë pandemie ishin në fokus të takimit që kreu i PR, Fatmir Mediu, zhvilloi me biznesmen të rinj.

Fatmir Mediu: Zhvillimi i biznesit është në mënyrë të padiskutueshme, rruga e vetme për të krijuar mundësitë për punësim dhe ndërtimin e një ekonomie familjare dhe një ekonomie kombëtare të qëndrueshme. Por pika e parë ku duhet të fillojmë ne, duhet të biem dakord të gjithë së bashku, është që të krijojmë një konstitucion normal në Shqipëri, sepse nuk e kemi. Ne kemi prishur sistemin kushtetues në vend, nuk kemi më sistem gjyqësor, nuk kemi më Parlament të përgjegjshëm dhe nuk kemi qeverisje të përgjegjshme.

Prandaj e para duhet të fillojë pikërisht në ndërtimin e një konstitucioni që tregon qartësisht se kush janë limitet e veprimit të qeverisë, për të vazhduar më tej, në gjykimin tim, në mënyrë të padiskutueshme me reforma rregullatore, të cilat garantojnë mundësinë për të bërë biznes, jashtë kontrollit të burokracisë, i cili sa më tepër kontroll, sa më e madhe të jetë qeveria, aq më tepër do të shtohet korrupsioni dhe aq më tepër do të jenë pamundësitë për të bërë biznes në Shqipëri

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediu u shpreh se implementimi i taksës së sheshtë do të sjellë frymëmarrjen për ekonominë dhe bizneset e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmir MediuBashkë me Partinë Demokratike, ne më parë por edhe tani, kemi përcaktuar si qëndrimin tonë nga pikëpamja e politikës fiskale taksën e sheshtë. Pra të ketë një taksë të sheshtë 9%, e cila në gjykimin tonë, krijon dhe stimulon edhe të ardhura më të mëdha në Buxhetin e Shtetit, por këto të ardhura në Buxhetin e Shtetit, pastaj është një moment tjetër që do të ndihmojë të zhvillojë ekonominë, në mënyrën se si përdoren këto të ardhura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?