Mediu takime me bizneset e vogla: Taksat lokale kanë kapërcyer taksat qendrore, po mbysin biznesin

Në takimet e organizuara me bizneset e vogla, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu diskutoi në lidhje me taksat, për uljen e tyre në këto biznese, duke qenë shtylla kurrizore e ekonomisë.

Gjatë fjalës së tij Mediu u shpreh se koalicioni opozitar në programin e tij ka vendosur të kemi një politikë, që taksat të jenë sa më të ulëta, por njëkohësisht dhe t’i zhveshim nga taksat lokale, të cilat kanë kapërcyer taksat qendrore dhe janë mbytëse për biznesin.

“Në takimet e organizuara me bizneset e vogla, diskutuam në lidhje me taksat, për uljen e tyre në këto biznese, duke qenë shtylla kurrizore e ekonomisë.

Ne kemi vendosur të kemi një politikë, që taksat të jenë sa më të ulëta, por njëkohësisht dhe t’i zhveshim nga taksat lokale, të cilat kanë kapërcyer taksat qendrore dhe janë mbytëse për biznesin.

Taksat në xhepat e qytetarëve dhe bizneseve janë më të sigurta dhe më të vlefshme se në xhepat e korrupsionit të Edi Ramës.

Sa më shumë biznese të ketë, aq më shumë njerëz punësohen, sa më pak taksa të ketë dhe sa më të ulëta të jenë taksat, aq më shumë zhvillohet ekonomia e atyre që bëjnë biznes, por dhe mundësitë për punësim.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për zhvillim, prandaj është shumë e rëndësishme që më 25 Prill JU të votoni”, u shpreh në njoftimin e tij përmes rrjeteve sociale, kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

SHKARKO APP