Mediu takime me drejtuesit e Kosovës: Fabrikimi i i fakteve nga mazhoranca shqiptare dëmton Kosovën

Një delegacion i Partisë Republikane të Shqipërisë, kryesuar nga kryetari Fatmir Mediu, shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Politik Dardan Mustafaj, Sention Zotaj dhe Albi Jahelezi u pritën nga autoritetet më të larta të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj si dhe nga Ministrat Armend Zemaj dhe Blerim Kuci. Delegacioni u takua gjithashtu me kryetarin ne detyrë të PDK, Enver Hoxhaj, deputeten Blerta Deliu, kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK, Arben Gashi dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

SIpas njoftimin zyrtar, zhvillimet në Kosovë dhe nevoja e bashkëpunimit politik, mbas dërgimit në Hagë të Presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Parlamentit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe kryetari i grupit parlamentar të Vetvëndosjes, Rexhep Selimi dhe debati që po zhvillohet rreth tyre, ishin në qendër të diskutimeve.

Duke ndarë bindjen e përbashkët për respektimin e drejtësisë, duket tashmë qartë që ka interesa të cilat duan ta përdorin këtë situatë për qëllime kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Të gjithë ndanë mendimin se historia politike dhe lufta e popullit të Kosovës për liri janë nën sulm por ato nuk mund të zhbëhen.

Pavarësia e kosoves është fituar me sakrificën e mijëra deshmoreve, me përkushtimin e patriotëve, sakrificën e popullit të Kosovës të cilët ndërtuan aleances më të fuqishme në historinë tonë me SHBA, NATO, Britani dhe BE të bashkuar kundër regjimit gjenocidal te Miloshevicit dhe njerezve te tij që fatkeqësisht, jane ende ne majat e pushtetit ne Beograd. Autoritetet e Kosovës shprehën edhe shqetësimin rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe ndikimin e tyre mbi stabilitetin e Kosovës.

Shqiptarët kanë qene nje komb i unifikuar në përvojën e ndërtuar nën moton”Një komb një Qëndrim” 22 vjez më parë duke vendosur që asnje interes politik apo pushteti nuk ka përparësi mbi interesin e kombetar, ku përfshihen interesat e Kosovës shtet I pavarur. Ky qëndrim ka qenë historikisht vija e kuqe, e cila për fatin e keq është shkelur nga Tirana zyrtare e sotme, për interesa politike dhe keqpërdorimi që ajo po i bën situatës nuk ndihmojnë por dëmtojnë Kosovën dhe përfaqësuesit që janë në Hagë.

Fabrikimi I fakteve nga mazhoranca në Tiranë për interesa elktorale me akuza te qellimshme, demtojnë Kosoven dhe të vërtetën sidomos në ketë kontekst të vështirë. Mediu vuri gjithashtu në dukje se Tirana zyrtare duhet të shmangë politikën paternaliste që anashkalon institucionet demokratike të Kosovës pasi kjo po dëmton interesat dhe të ardhmen e jo vetëm të Kosoves por edhe të Shqiptarëve në rajon. Bashklbiswduesit ndanë mendimin e përbashkët se: Suksesi I Kosovës kërkon që në themel të dialogut me Serbinë të mbeshtetur nga BE dhe SHBA si process të zhvillohet ndermjet dy shtetesh sovrane të cilat njohin reciprokisht njeri-tjetrin.

Bashkëbiseduesit vlerësuan qëndrimin e Zotit Basha dhe qeverisjes së djathtë në mbeshtetje te Kosoves dhe kerkuan qe me pergjegjesi historia e Kosoves dhe njerezit qe kane kontribuar per te duhet te qendrojne dhe punojne se bashku edhe në këto momente të vështira. Shqiperia në kuadrin e NATO-s apo gjate drejtimit te OSBE ka pasur mundesinë, që nuk e ka shfrytëzuar asnjëherë, për të trajtuar çeshtjen e kercenimeve qe vijne nga Serbia dhe Rusia ne menyre zyrtare dhe te konsultuar me Prishtinen. Në kuader të të drejtave te njeriut Shqipëria duhej të kerkonte ne OSBE zhvillimin e diskutimeve rreth viktimave apo fatit të te zhdukurve nga Miloshevici ne Kosove. Te qenurit anetar ne Institucione nderkombetare theksoj Mediu na ngarkon me pergjegjesi qe te jemi Zeri i interesit kombetar dhe vecanerisht Kosoves.

Në përfundim, u diskutua per ceshtje te rëndësishme qe forcojne marrëdhëniet dhe interesin e SHBA sic eshte avancimi i implementimit te rrjetit te sigurte 5G sipas marrëveshjes me SHBA, angazhimit ne iniciativa te rendesishme si ajo e 3 deteve te mbeshtetur nga SHBA dhe BE per zhvillimin e projekteve infrastrukturore, energjitike dhe atyre digitale teknologjike per të ndalur nderhyrjen e Rusise, Kines dhe aktoreve te tjere qe u bien ndesh interesave shqiptare.

SHKARKO APP