Mediu takime në Uashington me kongresmenë dhe presidenten e MCC
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë në SHBA. Ai ka bërë takime të shumta në Uashington, me kongresmenë dhe drejtues të institucioneve atje. Në një njoftim për media, Mediu tregon se ka zhvilluar takime me Zv/Presidenten e Millenium Challenge Cooperation, një organizatë që ndihmon vendet në luftën ndaj korrupsionit.
”Gjatë takimeve theksova nevojen e mbështetjes së SHBA-së për luftën kundër korrupsionit qeveritar, i cili është shtrirë në çdo sektor të ekonomisë, krimit të organizuar të lidhur me politikën. Nevojën për një analizë të thellë kushtetuese në mënyrë që Reforma në Drejtësi të mos shëndrohet në një manovër politike për ta shëndruar gjyqësorin në një vegel politike të Ramës dhe socialisteve, ekzekutimit të Gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së Lartë me preteksin e korrupsionit dhe emerimet në ti që kalojnë në filtra politikë të qeverisë Rama. Theksova nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si kusht kryesor për një qeverisje të drejtë dhe të qytetarëve”,-thuhet në njoftimin e PR-së.
Njoftimi i plotë
Në DC darke pune me Zv Presidenten e Millenium Challenge Cooperation(MCC), Znj.Karen Sessions dhe bashkëshortin e saj, Kongresmenin Pete Sessions si dhe Zëvëndes Ndihmës Sekretarin Pete Morocco, për parandalimin e konflikteve.
MCC asiston vendet për të luftuar varfërinë me kushtin që këto vende të plotësojnë kritere rigoroze si lufta kundër korrupsionit dhe krimit për të përfituar asistencë nga SHBA, iniciuar nga Presidneti George W. Bush.
Gjatë qeverisë Berisha, Shqipëria përfitoi një mbështetje të madhe si rezultat i luftës kundër krimit dhe korrupsionit nëpërmjet MCC. Kosova po përfiton nga ky program dhe javën që vjen do të vendoset për programin e dytë të mbështetjes. Kjo mbështetje është shumë e rëndësishme për Kosovën.
Po ashtu zhvillova takime në Kongres me Sen James Langford, Kongresmenin Robert Aderholt dhe Kongresmenin French Hill i cili si pjese e administartes te Presidnetit George H.W Bush në vitin 1992 ka punuar me Dr Berishen atehere President. Po ashtu u takova me kryetarin e Komisjonit Te Financave në Kongres Jeb Hensarling.
Gjate takimeve theksova nevojen e mbeshtetjes se SHBA per luften kunder korrupsionit qeveritar i cili eshte shtrire në cdo sektor te ekonomise, krimit te organizuar te lidhur me politiken. Nevojën për një analizë të thellë kushtetuese në mënyrë që Reforma ne Drejtesi te mos shendrohet ne nje manover politike per ta shendruar gjyqesorin ne nje vegel politike te Rames dhe socialisteve, egzekutimit te Gjykates kushtetuese dhe gjykates se larte me preteksin e korrupsionit dhe emerimet në ti qe kalojne ne filtra politike te qeverise Rama. Theksova nevojen per zgjedhje te lira dhe te ndershme si kusht kryesor per nje qeverisje te drejte dhe te qytetareve.
KOHA JONË SONDAZH

