Mediu zbulon ”aktin e revoltës” që do të ndodh nesër në OKB: Kur të flasë përfaqësuesi i Rusisë…
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar luftën në Ukrainë dhe pasoja e saj, të cilat siç sqaroi pritet të jenë të zgjatura në kohë, pavarësisht se kur mbaron konflikti ushtarak.
Mediu ka bërë edhe një zbulim, kur tha se në Asamblenë e OKB, ku pjesë është edhe Rusia dhe ku përjashtimi i saj është bërë i pamundur, përfaqësuesit e vendeve të tjera kanë planifikuar një “akt revolte”.
”Në momentin kur do të flasin përfaqësuesit e Rusisë, përfaqësuesit e vendeve të tjera do të ngrihen me flamujt e Ukrainës në duar. Bëhet fjalë për nesër. Sot kam qenë në takim informal me kongresmenët amerikanë dhe kemi përgatitur një deklaratë të përbashkët dhe mbështetja do të jetë pro Ukrainës. Kohëzgjatja e konfliktit mban riskun e uljes së ndihmave”, ka deklaruar Mediu.