“Medvegja është e izoluar, shqiptarët të persekutuar”, mesazhi i fortë i asambleistit për “Mini-Shengenin”
Asambleisti dhe veprimtari nga Medvegja, Muharrem Salihu përmes një thirrje publike ka kërkuar që Medvegja të mos harrohet dhe anashkalohet. Ai këtë reagim e ka bërë duke marrë si shkas qëndrimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, lidhur me projektin e mini-shengenit ballkanik dhe rolin e Tiranës.
Shqipëria nuk perfille Kosoven! Kosova nuk perfille Medvegjen! ASHAK ne deklaraten per “mini-shengenin” perveç tjerash, akademiket e nderuar, do duhej te shkruanin edhe per Medvegjen!… Ketu mbi 7000 shqiptare u shendrruan ne apatrit, njerez pa atdhe, klandestin ne shtepite e tyre. Po ndodhe tani , ne keto momente, nga Serbia,shteti i cili po promovon lirine e levizjes se njerezve, mallerave dhe kapitalit.
Ne Medvegje po realizohet e kunderta me ate ç’far po propagandohet, ketu nuk ka levizje te lire as mallerash, njerezish apo kapitali. Medvegja eshte e izoluar ndersa popullata shqiptare e persekutuar”, ka shkruar Salihu./ina