Mega-operacion nga antimafia italiane, arrestohen 38 “bosat” e kokainës

Finalizohet një megaoperacion në Kalabri të Italisë me qëllim goditjen e mafias Ndrangheta.

Operacioni i këtij mëngjesi, 9 korrik 2018 ka çuar në pranga 38 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në aktivitet kriminal mafioz, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje, pritë me armë zjarri dhe eksploziv.

Sipas raportimeve të mediave italiane, të arrestuarit janë anëtarë të dy grupeve mafioze kalabreze Ndrangheta,  të klanit të Rosanos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata importonin kokainë të klasit A (e pastër) nga Amerika e Jugut, si dhe hashash nga Maroku e Spanja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo mbërrinte në Itali, droga shpërndahej në tregjet e shitjes së saj në rajonin e Lombardisë, Piemonte e Siçili.

Pak më vonë pritet të zbardhen detaje nga ky operacion si dhe emrat e të arrestuarve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?