MEGA reagon per Kishen: Problemet duhet të zgjidhen nëpërmjet djalogut ,mirëkuptimit dhe respektit për besimin fetar

Partia MEGA qe perfaqeson komunitetin grek ne jug te vendit ka reaguar ndaj prishjes se Kishes ne Dhermi. "Shprehim shqetësimin dhe indinjatën tonë për aktin e shëmtuar të prishjes gjatë orëve të vona të natës të kishës shumëvjeçare të Shën Thanasit në Dhërmi.

Një akt i tillë na kthen shumë vite pas ,në kohën e sistemit totalitar.

Besojmë se çështje të tilla të ndjeshme për komunitetin mund dhe duhet të zgjidhen nëpërmjet djalogut ,mirëkuptimit dhe respektit për besimin fetar.

Është gjithashtu shumë shqetësues fakti që vitet e fundit krijohen vazhdimisht, veçanërisht  gjatë muajit gusht, incidente të tilla kundrejt komunitetit ortodoks, duke krijuar kështu një klimë aspak pozitive, kjo edhe me ndërhyrjen ose keqpërdorimin politik në çështje që mund të zgjidhen shumë mirë me mirëkuptim, diskutim dhe pa debate publike, pa cënuar vlerat unikale për popullin e këtij vendi, siç është bashkëjetesa harmonike fetare.

Partia MEGA shpreh indinjatën e saj të thellë për këtë akt brutal dhe shumë provokues të INUV Himarë dhe kërkon nga Qeveria dhe organet kompetente të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar veprime të tilla që krijojnë situata të paprecedentë në historinë e marrëdhënieve të shtetit me institucionet fetare dhe komunitetin duke përdhosur simbolet fetare të fiksuara prej shekujsh më parë në këtë zonë.°

SHKARKO APP