MEGA SKANDALI/ Dash Shehi i kthehet Ramës: “Legalizimet falas” të sollën në pushtet, legalizimet do të largojnë o mashtrues

Nga Dashamir Shehi

Premtimi për legalizime falas në fund të fushatës të solli një bum votash në vitin 2013, çka solli dhe rrotacionin.

Legalizimet falas rezultuan mashtrimi më i madh në tetë vite, ashtu siç ishin premtimet për shëndetësi falas, për arsim falas dhe për rritje ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skandali i fundit ku kreu i Kadastrës Artan Lame, flet ne emër të kryeministrit se si ti mashtrojnë qytetarët për legalizimin i vë vulën shkërmoqjes shtetit, i vë vilën paturpësinë dhe hajnisë së këtij shteti që për tetë vite talli dhe rrënoi shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me 25 prill shqiptarët nuk do t’ja falin poshtërimin Edi Ramës dhe shpurës së tij.  Shqiptari gjithë jetën punon për një pronë, vlera e së cilës ka rënë nga paratë e krimit të injektuara në ndërtim.

Për të legalizuar këtë pronë të ndërtuar me djersë shqiptarit i duhet të poshtërohet nga shteti, nga Lame nga Rama dhe sekserët e tyre. Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie janë ato fjalë të Artan Lames dhe jo video me mesazhe në Facebook të Ramës e kukullave të tij.

Me 25 prill votojmë së bashku për t’ju rikthyer dinjitetin. Paturpësia dhe rrënimi i shtetit kanë emër, ai është Edi Rama!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?