Megaoperacion në disa qytete, në pranga policë, një biznesmen dhe prokurori i Kukësit
Policia e Shtetit dhe SPAK mbrëmjen esë mërkurës kanë zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit duke arrestuar policë, biznesmen dhe prokurorin e Kukësit.
Bëhet me dije se operacioni i cili është shtrirë në disa qytete është zhvilluar në kuadër të dyshimit se të arrestuarit kanë lidhje me trafik të lëndëve narkotike.
Në prangat e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni i Velipojës, P. Gjoka, ish drejtori i operacionales O. Bisti, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xh. Lita, gjithahstu në lidhje me këtë operacion ka edhe shumë persona të tjerë të arrestuar.
Dyshohet se janë arrestuar nën akuzat për shpërdorim detyre si dhe grup i strukturuar kriminal.
KOHA JONË SONDAZH

