Mehmetaj: Presim rikthimin e Ilir Metës në LSI, do të ndezë motorët e opozitës në një tjetër dimension

Nënkryetarja e LSI-së, ish-deputetja Kejdi Mehmetaj, thotë se po presin rikthimin e Ilir Metës në LSI, kjo pas përfundimit të mandatit të presidentit më 24 korrik. Sipas saj, pritet që Meta të ndezë motorët e opozitës në një tjetër dimension.

“Meta në këto 5 vite si president i Shqipërisë ka qenë i vetmi institucion që qëndroi dhe i bëri ballë një qeverisje që u gjend me të gjitha pushtet në dorë.

Falë detyrës së kryer mirë nga Meta ka pasur dhjetëra ligje të kthyera, beteja në Gjykatë Kushtetuese, mbrojtje të drejtave të qytetarëve, në kuptimin politik. Në betejat që ka mbajtur Meta ka qenë gjithmonë fitimtar.

Ne besojmë se ai do të kthehet në LSI-dhe politik me energji të reja. Politika shqiptare ka nevojë për aktorë të fortë dhe Meta është një peshë e rëndë që që do i ndez motorët e opozitës në një tjetër dimension”.

SHKARKO APP