Mehmetaj: Vendimi i Parlamentit Holandez është më i hidhuri për Shqipërinë këto 29 vite demokraci

Vendimi i Parlamentit të Hollandës për t’i kërkuar Komisionit Europian vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë vijon të shkaktojë reagime të forta në radhët e politikës.

Një i tillë vjen nga nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj e cila e cilëson si vendimin më të rëndë të marrë për Shqipërinë në këto 29 vite demokraci.

Reagimi i Kejdi Mehmetajt

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që qeveria shqiptare nxjerr pretekste të çdo lloji mbi mos hapjen e negociatave në qershor, parlamenti Hollandez i jep një shuplakë të ashpër fytyrës. Hollanda do ti kërkojë zyrtarisht Komisionit Europian tu ndalojë shqiptarëve lëvizjen pa vizë në zonën shengen dhe ky mund të jetë rasti i parë i marrjes së një vendimi të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky mund të jetë vendimi më i hidhur që është marrë për Shqipërinë këto 29 vite demokraci dhe pasojat e të cilit do të ndikonin drejtëpërdrejtë në jetën e çdo shqiptari që jeton brenda apo jashte kufijve. Kjo është dhurata që na bëri Kryeministri dhe qeveria e tij që sukses të vetëm të tyrin kanë lulëzimin e krimit dhe narkotrafikut.

Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të largohen sa më parë, vetëm kështu vendit mund ti rikthehet sërish rregulli dhe shpresa për një të ardhme europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?