Mehmeti: Të shtyhen zgjedhjet në universitet, po përjashtojnë studentët

I ftuar në RTV Ora, eksperti i Arsimit Ndriçim Mehmeti tha se ndërsa flitet për një situatë të rënduar nga pandemia, ministria e Arsimit kërkon që të mbledhë 136 studentë për votime.

Mehmeti u shpreh se studentët përjashtohen totalisht nga ky votim, u është ulur pesha e votës tashmë.

Ndriçim Mehmeti: Ndërsa flitet për një situatë të rënduar nga pandemia, ministria e Arsimit kërkon që të mbledhë 136 studentë, plus trupën akademike. Kërkohet përmes një çudie të madhe që këto votime të mbahen, kur mund të shtyhet mandati. Studentët përjashtohen totalisht nga ky votim, u ëhstë ulur pesha e votës tashmë.

Ndërkohë, ministria e Arsimit, me udhëzimin e saj, ka ftuar në auditorë vetëm studentët e vitit të fundit master dhe bachelor. Pra. Praktikisht ata që mbarojnë punë me universitetin dhe këta do të vendosin për ata që janë dhe ata që do të vijnë në universitet. Këtu kemi një problematikë të madhe. Bota akademike duket të jepte shembullin e një procesi demokratik, jo një proces që ka shumë hije dyshimi.

Mehmeti theksoi se është për shtyrjen e procesit të votimit, pasi nuk është një proces kaq shumë rëndësishëm.

Ndriçim Mehmeti: Unë jam për një shtyrje të procesit. Ministrja e Arsimit, qysh në kohën që u anuluan zgjedhjet, duhet të kishte një afat, por nuk u bë, që t’i kapnin studentët sa më të përgatitur. Në një proces të pezulluar, që nuk bëhet, kur mësimi u bë online, tani kërkohet që procesi të rikthehet. Nuk është kaq i rëndësishëm ky proces për zgjedhjet e rektorëve dhe senat. Mjafton që të përcaktohet se ata nuk mund të merrnin vendime të rëndësishme, si tenderat p.sh. Në këto vitet e fundit politika ka zgjatur dorën nga universiteti duke e parë si mundësi punësimi dhe përfitimi.

Po ashtu, Mehmeti shtoi se shumë nga premtimet e ministres së Arsimit nuk janë mbajtur.

Ndriçim Mehmeti: Vetë ministrja e Arsimit pranoi se nga mësimi online janë përjashtuar 15 mijë nxënës. Kjo ëhstë katastrofë. Ajo vetë tha se do të ngrejë një bibliotekë dixhitale dhe në dijeni time u dhanë 500 mijë euro, që nuk dihet se ku përfunduan. U tha se në këtë bibliotekë dixhitale u tha se do të gjendeshin të gjitha librat dhe nuk do të ishte e nevojshme që të bliheshin. Në fakt asgjë nuk ëhstë bërë nga këto. As problemi i tarifave nuk ëhstë zgjidhur.

SHKARKO APP