Meidani: Për ministrat e Ramës, tani tregohen barcaleta

 

Ish-presidenti Rexhep Mejdani, që nuk ka qenë asnjëherë i kënaqur nga kjo qeveri, thotë se ministrat e saj kanë rezultate mediokre.

Kështu në një shkrim të tij të botuar sot tek 'Panorama', Meidani shkruan se për ministrat e Ramës tani kanë filluar edhe barcaletat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Por le të kthehemi te një histori humori, që ka filluar të qarkullojë edhe në Shqipëri. Sipas saj, një nga ministrat e kabinetit, të sulmuar dhe akuzuar publikisht, pas mjaft dështimesh, në vend të dorëheqjes, u këshillua të shkonte për vizitë te doktori dhe të bënte një skanim të trurit, duke dyshuar për depresion. Pas skanimit, doktori, duke lexuar pamjet e përftuara, i tha ministrit: “Z. ministër, kam dy lajme të hidhura për ju: Së pari, sipas skanimit, unë shoh se truri juaj ka dy anë, anën e majtë dhe anën e djathtë”. Ministri, i çuditur nga ky pohim, menjëherë e ndërpreu doktorin: “A nuk është kjo normale, doktor? Unë gjithmonë kam menduar se çdo tru ka dy anë!”… “Pa dyshim”,­ u përgjigj doktori­ “Por truri juaj është krejt i pazakontë, sepse në anën e majtë, unë nuk gjej asgjë normale, aty nuk ka asgjë të rregullt. Ndërsa, në anën e djathtë, nuk shoh asgjë, nuk ka pasur apo, ndoshta, nuk ka mbetur më asgjë”…”, shkruan Meidani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?