Meloni komenton fitoren e PS: Urime Edit për rizgjedhjen

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në fjalën e saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian, tha se fitorja e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri për të ishte tërësisht e papritur.

”Dëshiron të uroj Edin për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur, si kreu i qeverisë së Shqipërisë. Jam e kënaqur që Europa do të mund të mbështetet te këmbëngulja dhe vendosmëria e tij”, tha Meloni.

Më pas vlerësoi punën e Samitit të Komunitetit Politik Europian, duke e quajtur një hap drejt “ribashkimit të Europës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Shqipëria është Europë, po aq sa Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht nëse janë pjesë e kësaj apo asaj organizate. Të gjithë shtetet e pranishme këtu nuk janë më pak europiane se sa 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?