Meloni paguan faturën e turistëve në Berat, Renzi: Për vite me radhë u kam dhënë nga 80 euro miliona italianëve

Pagesa prej 80 eurosh që kryeministrja italiane Giorgia Meloni pagoi në emër të katër turistëve italianë që u larguan pa paguar nga një restorant në Berat, ka ngjallur jo pak polemika në Itali. Meloni është vlerësuar për gjestin, të komentuar si vendosje në vend e nderit të Italisë, por rivalët politikë e shohin ndryshe.

Njëri prej tyre është edhe ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili tha: “Shpresojmë që vitin tjetër Meloni të bëjë një fushatë po aq të suksesshme për turizmin italian, sa ç’e bëri për atë shqiptar”.

I pyetur për pagesën e faturës, ai tha: “Qeveria po mundohet të sillet si ai prindi, që e gjen djalin/vajzën të dehur dhe shkon e merr me taksi falas. Meloni dha 80 euro për një familje shqiptare. Ne kemi dhënë për vite të tëra me radhë shumë 80-eurosha për miliona familje italiane”.

SHKARKO APP