Memaliaj, i riu vetëplagoset me armën e gjahut

Një i ri është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjarja është regjistruar në fshatin Zhapokikë, në Memaliaj.

Oldian Kalemi, 22 vjeç, banues në Sarandë është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armë gjahu, ndërsa kishte shkuar në vendlindjen e tij.

Policia ka bërë ndalimin e tij,pasi nuk dispononte leje për armën e gjahut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blutë sekuestruan armën, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?