Memaliaj, qyteti i bixhozit. 1 në 3 meshkuj në lloto

Në të gjitha qytezat e vogla të Jugut të vendit pikat e llotove, basteve sportive dhe lojërave të fatit janë duke u shtuar me shpejtësi gjatë të paktën 2 viteve të fundit. 1 në 3 meshkuj në Tepelenë shpenzon para çdo ditë në këto aktivitete.

Në bashki nënkryetari Spiro Kora flet për rritje të kërkesës për aktivitete të tilla. Edhe pse shtimi i aktiviteteve të biznesit rrit të ardhurat për taksat, është e qartë se fenomeni flet për papunësi të lartë dhe për dëshpërim.

”6 biznese që kanë ushtruar rregullisht aktivitetin në Tepelenë, katër biznese janë çelur rishtaz kohet e fundit. Nisur dhe nga situata e përgjithshme, nisur dhe nga niveli i punësimit në qytet, dhe nga gjendja social ekonomike që ka qyteti,themi se kjo është një prirje në rritje”, thotë Spiro Kora, nënkryetar i bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të rinjtë thonë se baret e zakonshme në dukje kthehen në strehë të lojërave të fatit gjatë natës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?