”Mëmësia është shenjtëri dhe jo punë detyruese që jepet për ndëshkim”
Nga: Nora Malaj, ish-deputete e LSI-së
Çdo gjë do kisha pranuar nga ky burri që bënë sikur na drejton, po që të përçmojë e talli edhe mëmësinë këtë, nuk e kisha parë, as lexuar as dëgjuar ndonjëherë, vetëm në historitë dhe ngjarjet makabre , të genocideve ! Sot kjo ndodhi kur KM foli në Prenjas, atje ku kryetare bashkie është zonja Rira, që para pesë ditësh u bë nënë për herë të dytë me një vajzë , që gëzon shendet të plotë. “Krimi“ i vetëm që bëri zonja Rira është se solli në jetë krijesën më engjellore , dhe nuk mundi të pres KM, në pseudodialogun e radhës, se ishte lehonë?! Për këtë në ligjërimin e tij, u ndëshkua mamaja dhe bebja e vogël. Harroj që me Mirandën, ndonëse është kryetare Bashkie, t’i sillte çekun e radhës për bebe, siç do të bente në ndonjë rast tjetër. Po jo. Miranda dhe bebja duhen ndëshkuar qe nuk e pritën. Sa turp !
Po ku di ti , o ditëzi e punëzi ,se çdo të thotë të sjellesh në jetë një njeri. Po ku di ti e ku kupton , ti se e vetmja kryevepër njerëzore që është në shërbim të njerëzimit ,është lindja e një femije , i cili është edhe bekimi më i madh që të jep Perendia. Po ku di ti se c’është rritja e një fëmije ,që gjetsh belanë. Për ty ekziston vetëm një fjalë, kolltuku yt. Sot me fjalët që the ti nuk fyeve Mirandën, po ti fyeve, çdo grua e vajzë, cdo nene e gjyshe, hodhe poshtë të gjitha ato ligje që me aq mund e djersë, ditë e netë pa gjumë, i kemi bërë për të ndërtuar një shoqëri me vlera, duke i dhënë vlerësimin e merituar gruas, e duke e larguar sa më shumë nga gjuha sekste. Po ti je ti, sado që të hiqesh sikur je ndryshe pasi koncepti yt për gruan është koncepi i kurtizaneve. Sot bëre faj të madh! Të jesh nëne, të lindësh vajzë e të jesh grua është vlerë e bekim!
Sot tregove që je palo burre e frikacat. Mëmësia nuk është punë detyruese, që jepet për ndëshkim, po është motivi kryesor i jetës, për t’u dhënë fëmijëve tanë një jetë të sigurt dhe të qetë! Kujdes, me karrierën e grave dhe vajzave të Shqipërisë! Ato nuk janë kurtizanet e tua, po janë vlera e kombit dhe të familjes shqiptare! Mos i prekë gratë dhe qumshin e gjirit të tyre, se gruaja që tund djepin, përmbysur ka dhe shtetin! Gratë dhe vajzat e ketij vendi, janë heroinat që me mish dhe shpirt, mundohen që ta bëjnë kete vend të jetueshëm! Sot përfundimisht tregova që tashmë je në buzë të greminës , fole si diktator, derisa u more me bebet e pafajshme e nënat lehonë! Zoti pastë mëshirë për ty dhe fundin tënd !
KOHA JONË SONDAZH

