Menaxhimi i linjës 110 kv – OST, hua 2 milionë euro për këshillim ndërkombëtar

2 milion euro pritet të shpenzojë Operatori i Sistemit të Transmetimit për shërbime ndërkombëtare këshillimore mbi menaxhimin e linjës unazore 110 kv të Shqipërisë së Jugut. Shuma do të mundësohet përmes një marrëveshje financimi mes qeverisë shqiptare dhe KfW-së gjermane. Marrëveshja tashmë është miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që para se të hyjë në fuqi do të duhet të diskutohet edhe në komisionet parlamentare e më pas të kalojë në seancë plenare për miratim.

Linja Unazore 110 kV e Shqipërisë së Jugut është një nga projektet me të rëndësishme të realizuara nga OST sh.a, i përfunduar në  vitin 2016, i cili rrit ndjeshëm sigurinë dhe parametrat e furnizimit me energji elektrike në zonën turistike dhe të gjithë zonën jug-lindore të Shqipërisë.

Projekti për ndërtimin e linjës unazorë 110 kV së Shqipërisë së Jugut është financuar prej KFW-së në formën e huasë, ndërsa qëllimi i ndërtimit të saj është mbyllja e unazës për furnizim të dyanshëm të zonës Ersekë – Përmet dhe zonës Vlorë e Sarandë duke përmirësuar dukshëm parametrat e energjisë elektrike në zonat me përparësi turizmi. Me rritjen e kapaciteteve transmetuese, ndërtimi I kësaj linje rrit dhe sigurinë e furnizimit me energji si dhe qëndrueshmërinë dhe fuqizimin e Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar./SCAN

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?