“Mendo, pikturo dhe vepro”, ministrja Koçiu: Me fëmijët e stafit të Spitalit Rajonal Memorial Fier
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Socialie, Albana Koçiu ka postuar foto nga një aktivitet ”Mendo, pikturo dhe vepro”, që është mbajtur me fëmijët e stafit të Spitalit Rajonal Memorial Fier. ”Fotoalbum nga aktiviteti i organizuar me shumë dashuri me fëmijët e stafit të Spitalit Rajonal Memorial Fier, me moton “Mendo Pikturo Vepro”, që ndërgjegjësimi për parandalimin e kancerit të gjirit, mos të mbetet vetëm një thirrje e Tetorit, por të vijojë çdo ditë të vitit”,-shkruan ministrja.