Menuja e Samitit në Tiranë, zbulohet çfarë po konsumojnë liderët e BE-së dhe të Ballkanit

Liderët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit ndodhen në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, dhe shefi i kuzhinës Fundim Gjepali ka menduar sesi të krijojë për ta një menu të kënaqshme për drekën e tyre.

Në një intervistë direkte për Euronews Albania, ai tregoi se çfarë përgatitjesh kishte bërë për të kënaqur të gjithë liderët dhe zbuloi se çfarë menuje do të shijojnë ata. Gjipali tha se kishte përdorur kryesisht produkte deti për ushqimet e tij, të cilat kishin elemente të tradicionale, por të modernizuar. Detaj që vlen të përmendet ishte se për të përgatitur këtë menu, Gjipali ishte kujdesur që të dinte për çdo pjesëtar të kësaj darke, nëse vuante nga ndonjë alergji ushqimi apo jo.

“Nuk është aspak e lehtë, por nga eksperienca prej dy dekadash në këtë zanat kemi eksperiencën e duhur për të organizuar darka të këtij niveli. Unë kam bërë një menu me të gjitha produktet shqiptare, pasi kam analizuar një për një të gjithë liderët në rast se kanë alergji dhe ka dalë diçka që u pëlqye. Janë pjata tona tradicionale por të modernizuar sidomos gatimet me produkte deti, se ne kemi pasur një bufe pritje dhe tjetra është një drek e shtruar”,-tha shefi i kuzhinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket pijeve ai tha: “Ne me katër kantina të ndryshme shqiptare, dy vera të bardha dhe dy vera të kuqe. Ka edhe ëmbëlsira me bazë kosi dhe mjedër, ka muss me kos dhe një serbeto me mjedër shqiptare dhe një biskotë me karamele Zana të cilën e mendova si të duhurën për këtë rast. Pjatat do jenë të gjitha njësoj, kemi menduar të kemi një menu që t’i kënaqim të gjithë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?