Mënyra e re se si emigrantët shkojnë në Britani
Ka një marrëveshje me Turqinë për ndalimin e vërshimit të emigrantëve në Evropë, por kjo nuk do të thotë se emigracioni është ndalur.
Britania mbetet pikësynimi kryesor. Ky është momenti tronditës kur dy emigrantë përpiqen që të hipin në një kamion në Calais të Francës, ndërsa rasti është një nga të paktën 30 incidente të ngjashme që ndodhin çdo natë.
Emigrantët synojnë të zbarkojnë në Britani nëpërmjet kamionëve të mallrave, por si fillim ata vendosin pengesa në rrugë si trungje pemësh. Videoja e shpërndarë nga mediat britanike tregon momentin e një barrikade të improvizuar për të bllokuar rrugën, në mënyrë që makinat të ngadalësojnë shpejtësinë.
Bëhet fjalë për dy emigrantë të filmuar nga gazetarë të Daily Mail, sipas të cilëve kjo është mënyra e re që emigrantët përdorin në përpjekje për të shkuar në Britani.
Dyshja e emigrantëve përpiqet në mënyrë të dëshpëruar që të tërheqë vëmendjen e një kamioni. Megjithëse shoferi përpiqet për t’i ndaluar, njëri prej tyre ngjitet në kamion.
Ata futen midis kabinës së mjetit dhe rimorkios. Por, me të mbërritur policia, dy burrat zbresin dhe largohen për t’u përpjekur sërish në të njëjtën mënyrë. Ndërkohë, një tjetër person shihet të futet në pjesën e pasme të një kamioni që qëndron në radhë.
KOHA JONË SONDAZH

