MEPJ informon: Nuk do të ketë sanksione për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Spanjë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Spanjë, se janë pezulluar të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës, për shkak të COVID-19.

Si rrjedhojë, të gjithë shtetasit e huaj, që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës nuk do të preken gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme dhe po ashtu për këta qytetarë nuk do të ketë sanksione për tejkalim të afateve të qëndrimit.

SHKARKO APP