Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Meta: Dezinformim ose propagandë! Rusia të vetëpërmbahet

Sot ministri i Jashtëm i Rusisë, tha se janë angazhuar mercenarë shqiptarë në Ukrainë.  Presidenti Ilir Meta thotë se kjo mund të jetë një deklaratë e ndikuar nga dezinformacionet në media ose për qëllime propagandistike.

“Mund të jetë ndikuar nga dezinformacionet nga mediat e ndryshme dhe në rastin më të keqe një shpikje propagandistike sikur vendet tona përbëjnë një rrezik apo një tendencë të caktuar ndaj Rusisë, gjë që nuk është e vërtetë, ne jemi në përkrahje të Ukrainës, duam një zgjidhje të shpejt përmes diplomacisë, do dënimin çdo agresion dhe dëshirojmë që Rusia të vetëpërmbahet dhe përmes diplomacisë të tejkalohet kjo situatë”, tha Meta.

SHKARKO APP