Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Rama: E pabazë, por akuzë shqetësuese nga Rusia

Në konferencën e përbashkët me shefin e politikës së Jashtme të BE-së, ndër të tjera  kryeministri Edi Rama hodhi poshtë deklaratën e Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili shprehu dyshime se në Ukrainë ka mercenarë shqiptarë.

Kreu i qeverisë pohoi se kjo është një akuzë shqetësuese dhe pa bazë, por shtoi se po e ndjek me vëmendje këtë çështje.

”Përsa i përket propagandës ruse, diskutuam dhe për përmendjen e Shqipërisë nga ana e autoriteteve të Moskës si një prani problematike në këtë konflikt dhe akuza se Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenarë së bashku me Kosovën është një akuzë në radhë të parë pa asnjë bazë, por edhe shqetësuese. Ne po e ndjekim me shumë vëmendje dhe këtë aspekt”.

Kryeministri Edi Rama, tha se duhet shmangur Lufta e Tretë Botërore, pasi sipas tij, kjo luftë na prek të gjithëve. Për të Bashkimi Europian i ka të gjitha kushtet që ta neutralizojë këtë situatë.

SHKARKO APP