Merr flakë bombola e gazit në një banesë te Uji i Ftohtë

Një bombol gazi raportohet të ketë marrë flakë pak më parë në një banesë pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Mësohet se pronari i banesës është përpjekur t’i shuajë flakët, por ka pësuar djegie në dorë.

Forcat zjarrëfikëse kanë arritur të ndërhyjnë në kohë, duke shmangur shpërthimin e bombolës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq pronari i banesës është nisur drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën në nevojshme shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?