Merr flakë në autostradë makina e re BMW

Digjet një makinë tip ‘BMW’ në autostradën Lushnje-Fier. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur si ‘Pushimi i shoferit’ në Lushnje.

Makina me targa AA022CZ ka marrë flakë në ecje dhe drejtuesi, bashkë me dy familjare kanë dale jashtë fatmirësisht pa probleme.

Zjarri ka përfshirë makinën e kuqe, duke e djegur totalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas drejtuesit mjeti tip ‘BMW’ ishte me motor benzinë dhe i kishte dhënë shenjë defekti elektrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zjarrfikësja ka ardhur në vendngjarje kur mjeti ishte i përfshirë totalisht nga flakët. Policia ka disiplinuar trafikun tepër të rënduar në këtë ditë pushimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?