Merr flakë në ecje autobusi në Durrës, shkrumbohet tërësisht (VIDEO)
Aktualitet E Diel, 7 Gusht 2022 17:23
Një autobus ka marrë flakë në lëvizje e sipër në Durrës. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në autobusin e linjës Durrës-Porto Romano.
Dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike në motor.
“Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobus i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motor, ka marrë flakë në lëvizje e sipër”, njoftoi policia.
KOHA JONË SONDAZH

