Merr flakë në ecje automjeti, shpëton për mrekulli drejtuesi i mjetit
Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në aksin Berat-Drobonik. Makina, tip Fiat Punto, me targa AA 891 JH, ka marrë flakë në ecje dhe fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka dalë nga makina pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse që mundësuan shuarjen e flakëve në më pak se 10-minuta. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Drobinik dhe automjeti po lëvizte në drejtim të qytetit të Beratit.
Në zonë kanë shkuar edhe forca të shumta ekspertësh të policisë së Beratit, që po hetojnë rreth shkaqeve të rënies së zjarrit në automjet. Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike në sistemin motorik.