Merr flakë një furrë buke në Elbasan

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë paraditen e sotme një furrë buke në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht punonjësit e furrës kanë përdorur menjëherë sistemin e mbrojtjes nga zjarri dhe më pas në ndihmë të tyre ka shkuar shërbimi zjarrfikës.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Zjarri sipas burimeve zyrtare ka rrezikuar edhe objektet ngjitur me të por falë ndërhyrjes në kohë është evituar përhapja e flakëve përreth furrës e cila rezulton në pronësi të shtetasit D.S.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?