Merr flakë një servis automjetesh, digjen plotësisht dy makina

Policia ka nisur hetimet pas dyshimeve për një ngjarje të qëllimshme që ka ndodhur këtë të premte në një servish automjetesh.

Flakët e zjarrit kanë djegur dy makina që ndodheshin të parkuara në ambientet e jashtme të servisit.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Dejë, Vau i Dejës, në ambientet e jashtme të një servisi automjetesh, në pronësi të shtetasit D. S., 44 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht, 2 automjete të parkuara.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP