Merr flakë stani i bagëtive në Fier, digjen edhe disa mjete bujqësore

Në zjarri i përmasave të mëdha ka rënë në mesditë në një stan bagëtish në fshatin Mbrostar Ura të Fierit.

Në stan ndodheshin 350 bagëti, që u shpëtuan në kohë falë ndërhyrjes së banorëve. Flakët kanë shkrumbuar kasollen, bimësinë përreth dhe disa mjete bujqësore, një makinë dhe një autokombajnë.

Në vendngjarje, kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit, por operacioni është i vështirë për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, nuk raportohet për të plagosur, ndërkohë që ka mbërritur edhe policia për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?