Merr ”frymë” Merkel. Arrihet marrëveshja për refugjatët. Ja ku do krijohen kampet

Liderët e BE-së kanë arritur një marrëveshje për emigracionin, që i jep frymëmarrje lehtësimi kancelares gjermane, Angela Merkelit. Por nuk ka qenë e lehtë, pasi janë dashur 12 orë bisedime maratonë në Bruksel.

Lajmin e arritjes së ujdisë e njoftoi përmes “Twitter”-it presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. 28 liderët e BE-së, shkroi ai, ranë dakord me përfundimet e këshillit mbi emigracionin. Në dokument, është pak i vakët, sipas DW, formulimi mbi mbylljen e qendrave të emigranteve brenda bllokut.

Shtetet e BE-së, që do të kenë dëshirë të ngrenë kampe të tilla do t’i verfiikojnë azilkërkuesit në territorin e tyre. Ndërkohë, propozohet që kontrolli i emigrantëve, përsa i takon të drejtave për të kërkuar azil, të bëhet përpara se të arrijnë bllokun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liderët kanë thënë se qendrat e reja për migrantët duhet të krijohen në shtetet e BE-së, në baza vullnetare. Këto qendra do të verifikonin se cilët migrantë janë refugjatë dhe kush është “migrant i paligjshëm, që duhet të kthehet”, thuhet në dokument. Megjithatë, ishte e paqartë se cilat vende do të ishin vullnetare për të bere keto qendra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shteteve në veriun e Afrikes dhe në Lindjen e Mesme, Bashkimi Europian do t’iu ofrojë ndihmë financiare në këmbim të dritës jeshile për ngritjen e qendrave të verifikimit në platformat rajonale ku grumbullohen emigrantët.

Nga sa shpjegoi Merkel, krerët e unionit ranë gjithashtu dakord për kontrolle të brendshme më të ashpra në mënyrë që azilkërkuesve të mos i lejohet ta zgjedhin vetë vendin ku do të aplikojnë. Italia refuzoi fillimisht t’i nënshkruante konkluzionet e përbashkëta të takimit të cilat përfshinin dhe çështje si Brexitit apo siguria, nëse më parë qeveritë e BE-së nuk binin dakord mbi emigracionin.

Pjesëmarrësit në samit pranuan gjithashtu t’i paguajnë Turqisë një tjetër këst 3 miliardë dollarësh në kuadër të marrëveshjes se 2016-ës që lidhet me përpjekjet e Ankarasë për t’i mbajtur emigrantët larg Europës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?