Merr fund ”telenovela”, Rexhepi del nga burgu

Historia ”rozë” mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist të pandehur për përndjekje të vajzës nga Fushë Kruja, përfundon me lirimin e Rexhep Rrajës. Gjykata penale e Krujës e dënon me 1 vit burg Rexhep Rrajën por me kusht duke pezulluar dënimin. Me këtë vendim nga kjo e enjte, Rexhep Rraja fiton lirinë me kusht për t’u paraqitur pranë shërbimit të provës dhe për të mos kryer tjetër vepër penale.

Prokuroria e Krujës kërkoi dënimin e Rrajës me 1 vit burg ndërsa procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Vetë Rraja gjatë masës së sigurisë ka deklaruar se arrestimi i tij ishte politik, ndërsa gjatë gjykimit ka qenë e pranishme Edhe Xhisiela Maloku e cila ka mohuAr denoncimet duke shprehur se gjithçka e bëri nga Xhelozia.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018, ndërsa prej atij momenti ai kërkoi dy herë lirinë në Gjykatë çka u refuzua. Publikisht pas denocnimeve në komisariatin numër tre dhe atë të Fushë-Krujës, Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin do t’i zgjidhte vetë dhe gjithçka e kishte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër. Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Maloklu kishte dëmtime në trup çka faktonin dhunën e ushtruar, dhunë e konfirmuar edhe nga përgjimet në ambientet e komisariatit të Krujës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?