
Një shtëpi private në Tiranë, tek rruga e Dibrës, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Një i moshuar që ndodhej brenda saj ka rrezikuar jetën, por u shpëtua falë zjarrfikësve.
Lufta me zjarrin vazhdoi deri në shuarjen e tyre. Nuk dihet nga se shpërtheu zjarri.
Policia ka nisur hetime për shkaqet e zjarrit, fatmirësisht vetëm me pasoja materiale dhe pa asnjë të lënduar.
