Merren në pyetje avokati, prokurorët dhe drejtori i burgut të Nezar Seitit: Si u ekstradua në Itali?

Prokuroria e Durrësit ka marrë në pyetje avokatin e Nezar Seitit, Detar Hysin, në kuadër të hetimeve për ekstradimin e klientit të tij.

Janë pyetur edhe  prokurorët e çështjes së Nezar Seitit,  te Krimet e Rënda Vladimir Marën dhe Dritan Premçin si edhe prokuroreb e Tiranës, Arminda Moçka.

Në pyetje është marrë edhe drejtori i burgut ku qëndronte Seiti për procedurat e ndjekura në lidhje me ekstradimin e të konsideruarit si “financieri” i Habilajve.

Swiss Digital Desktop Reklama

I kontaktuar nga “Panorama”, avokati Hysi tha: “Jam njoftuar ditën e ekstradimit, kur Nezari po dërgohej për në aeroport. Më ka njoftuar vetë klienti, teksa unë isha në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke firmosur zgjatjen e hetimit edhe për tre muaj për procedimin në Shqipëri. Është e vërtetë që ka qenë në vullnetin tonë ekstradimi në Itali, por nuk mund të kryhej kur ndaj tij kishte procedim penal në Shqipëri. Shpresoj shumë që nga hetimi të nxirren përgjegjësit”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Drejtësisë nuk e ka konsideruar si problem, ekstradimin, pasi ai është dërguar për t’u hetuar nga Antimafia Italiane, e cila është shumë her?7 më e angazhuar në çështjen e kapjes së bandës së Habilajve, me përgjimet e nisura vite më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?