Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 15:07 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona! Nga protesta e sotme para ministrisë së Arsimit një prej drejtuesve të kësaj proteste deklaroi se kemi vendosur që në Tiranë të dalim me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tabaku për Korporatën e Investimeve: Dallime thelbësore me Italinë, ku funksionet ndahen me ligj

Politikë E diel, 18 Janar 2026 15:16
Tabaku për Korporatën e Investimeve: Dallime thelbësore me Italinë, ku funksionet ndahen me ligj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku reagoi sot lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC).

Duke e krahasuar me modelin italian, Tabaku tha se nuk është e qartë se cilit institucion i referohet kryeministri.

“Cilindo model italian të marrë si referencë Kryeministri, rezultati është i njëjtë: në Itali funksionet janë të ndara qartë me ligj. Banka financon, agjencia administron pronën; ndërsa në Shqipëri ato janë përqendruar në një ent të vetëm, pa garë dhe pa llogaridhënie.
Dallimet janë thelbësore”, tha ajo.

Tabaku theksoi se në Itali, institucionet funksionojnë si banka publike që menaxhojnë para dhe rrezik financiar, ndërsa Korporata Shqiptare e Investimeve nuk menaxhon fonde, por merr prona publike me vendime qeverie dhe i fut ato në marrëveshje ndërtimi me privatë.

“Ndërsa institucionet publike europiane veprojnë përmes prokurimit publik dhe konkurrencës së hapur, AIC shmang garën dhe krijon privilegje të drejtpërdrejta për partnerë të përzgjedhur”, u shpreh Tabaku.

Ndërkohë, Tabaku theksoi se në Europë, ndërhyrja publike bëhet aty ku tregu dështon, për banesa sociale, zona të varfra apo infrastrukturë strategjike.

“AIC bën të kundërtën, duke ndërhyrë aty ku tregu funksionon më së miri dhe duke krijuar konkurrencë të pandershme të sponsorizuar nga shteti. Ndërkohë, qeveria shqiptare është njëkohësisht edhe lojtari që ndërton, edhe arbitri që firmos për veten, ndërsa rreziku financiar i kësaj skeme nuk shfaqet sot në buxhet, por u lihet shqiptarëve si faturë për nesër”, vijoi ajo.

Mund t'ju interesojë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

Para 15 orësh
Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar

Mickoski për Raportin e KE-së: Përparim i konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet k...

Para 23 orësh
Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tabaku iu referua vendimit të Këshillit të Ministrave, ku qeveria ia kaloi godinën e ish-shkollës jetimore “Zyber Hallulli” Korporatës Shqiptare të Investimeve.

“Një pronë publike me funksion social iu hoq fëmijëve jetimë përmes një firme qeveritare, pa debat publik dhe pa transparencë. Korporata e Investimeve veproi jo si institucion shtetëror, por si një pronar i keq: hoqi fëmijët nga godina, i zhvendosi në periferi dhe e nxori pronën nga funksioni i saj social”, u shpreh ajo. ATSH

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 2 minutash

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në dark web të të dhënave të ministrit të Jashtëm Tajani
Para 7 minutash

Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në dark web të të dhënave të ministrit të Jashtëm Tajani

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Rrihet dhe një tjetër…
Para 49 minutash

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Be...

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”
Para 1 ore

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 18 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 20 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 17 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 7 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.