
Gazetarja Mirela Milori e ftuar këtë në emisionin “Review”, ka folur lidhur me mesazhin e parë të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt. Milori u shpreh se ambasadori po i qëndron linjës së tij dhe prioritetet mbeten të pandryshuara. “Nuk shoh ndonjë ndryshim nga prioritetet. Risia është vetëm që ambasadori foli për herë të parë, u prezantua, le të themi me ne, vjen dalja e tij publike pas zgjedhjeve të mesit të mandatit të Shteteve të Bashkuara.
Dhe vendos tre fusha kyçe me përfitim të ndërsjelltë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, gjë që do të thotë që prioritetet janë po ato, është i qartë. E para, është të bëhemi më të fortë duke ndërtuar kapacitete reale mbrojtëse, duke përmbushur pjesën tonë të të drejtë të përgjegjësive si aleat.
Do gjejë mënyra për të rritur tregtinë, thotë, me përfitime të ndërsjellta të jemi më të sigurt do të bashkëpunojmë në luftën kundër krimit për interesat tona të përbashkëta. Pra janë prioritete të ditura.
Ka thënë të thënat, ti qëndron linjës së tij. Ky është mesazhi që ne jemi këtu, në atë distancën që e kanë Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara. Vetëm me raste të veçanta ka pasur një ndërhyrje kështu, por një distancë politikisht korrekt”,-tha në ”Euronews Albania”.
