Merret në mbrojtje dëshmitari tjetër kundër Shullazit: E pashë si i vuri armën në kokë, biznesmenit Beqja
Një dëshmitar tjetër në gjyqin kundër Emiljano Shullazit, kreut të një organizate kriminale, Besnik Musai, është marrë në mbrojtje nga Policia.
Musai ka qënë i pranishëm në momentin kur u nënshkrua kontrata për “dhurimin” e një pjese të hotel Vollgës, Shullazit.
Musai tha se e pashë kur Shullazi i vuri armën në kokë, Ylvi Beqajt. Në një takim, Beqja i dha atij disa mijë euro dhe në takimin e dytë, duhej t’i jepte edhe 70 mijë euro, por nuk arriti.
Pas dëshmisë, më kërcënuan familjen, ndaj kërkova mbrojtje.”
/syri.net

