Merret në mbrojtje Xhisiela Maloku
Një sasi eksplozivi u hodh përgjatë natës në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares, Xhisiela Maloku.
Pas sulmit me eksploziv në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut, policia e Krujës ka marrë në mbrojtje 25-vjeçaren dhe familjarët e saj.
Mësohet se policia ka marrë plan masash për sigurinë e vajzës dhe familjes së saj, e cila prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes së mediave dhe politikës. Vetë Xhisiela, në një prononcim për mediat, tha se gjithçka është bërë nga opozita dhe se ajo nuk është e kërcënuar nga fisi Rraja.
KOHA JONË SONDAZH

