Merret vendimi, Izet Haxhia ekstradohet sot në mbrëmje, nga Turqia te 313-ta në Tiranë

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, do të ekstradohet sot në mbrëmje nga Turqia.

Mësohet se ai do të zbresë në Rinas, me një avion të Turkish Airlines, ndërsa do të shoqerohet direkt në burgun 313 në Tiranë.

Po ashtu, mesohet se kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë ka mbërritur në rrugë diplomatike në ambasadën shqiptare në Ankara që iu eshte dorëzuar autoriteteve turke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkresën drejtuar autoriteteve turke, cila mban firmën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kërkohet përshpejtimi i procedurave në një kohë sa më të shpejtë. Nëse drejtësia turke pranon kërkesën, atëherë sipas afateve ligjore, Izet Haxhia pritet të mbërrijë në Shqipëri në fund të muajit maj. Pritet që autoritetete turke të shprehen në një kohë të shpejtë për këtë kërkesë të autoriteteve të Tiranës, pasi emri i Izet Haxhisë, 52-vjeç, ndodhet në krye të listës së Interpol Tiranës si person i shumëkërkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rihapja e dosjes ‘Azem Hajdari’
Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ish-truproja i Sali Berishës nuk e ka pranuar kurrë, ka kërkuar që të ekstradohet dhe të përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare. Ethet e ekstradimit të Izet Haxhisë kanë nisur tashmë te disa protagonistë të kohës, mes të cilëve edhe njerëz të pushtetshëm në politikë brenda kampit të djathtë por jo vetëm të cilët prej 20 vitesh i tremben ekstradimit të 52-vjeçarit.

Izet Haxhia u dorëzua dy javë më parë në policinë turke me qëllim ekstradimi në vendin tonë, ndërsa vendimin e tij e njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ish-truproja i Presidentit Berisha u arrestua në vitin 2006 në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu 12 shtatorin e vitit 1998.

vijon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?