Merret vendimi. Ja çfarë do të ndodhë me studentët nëse Qeveria nuk kthen përgjigje deri në 16:00

Kur mbetet edhe vetëm një orë deri në përfundimin e afatit të caktuar nga studentët për plotësimin e kërkesave të tyre nga Qeveria, ata kanë marrë vendim: Protesta do të vazhdojë pa afat nëse Qeveria nuk kthen përgjigje deri në orën 16:00 për plotësimin e kërkesave. Pa afat.

Studentët janë të vendosur për të mos dialoguar dhe as negociuar me qeverinë deri në plotësimin e 8 kërkesave që kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit.

Ndërmjet tyre në këto momente ka diskutime dhe propozime për evoluimin e protestës edhe me bllokim të rrugëve; të tjerë, me grevë urie, por, pavarësisht nga forma, protesta në çdo rast do të vazhdojë me këmbëngulje për të shkuar deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta e tyre që ka nisur prej tetë ditësh, që ka filluar sot nga ora 8:30 e deri në këto momente, nuk shfaq shenja lodhjeje, por energji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak minuta më herët, studentët kënduan Himnin Kombëtar, që i mblodhi ata më shumë përreth njeri-tjetrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?