“Merrja çik mikrofonin atij”/ Qytetarët e Librazhdit i kërkojnë llogari, Balla nervozohet dhe iu ndërpret fjalën

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla nuk është pritur mirë as në vendlindjen e tij.

Deputeti i zonës në disa legjislatura dhe që kërkon edhe të rradhës më 25 Prill ishte pak ditë më parë në Librazhd Katund, ku ka debatuar me banorët sa i përket premtimeve të mbajtura në këto 8 vite.

Kundërshtimi i banorëve duket se nuk i ka pëlqyer Taulant Ballës, i cili ka replikuar me banorët madje duke i kërkuar që ti hiqet edhe e drejta e fjalës forcërisht.

Pjesë nga debati:

Banori: Shiko se ka që në 2013 që është…

Balla: Dëgjo këto teatrot kështu, që do i postoni nuk i kam qef

Banori Tjetër: O zotëri do e dëgjosh se jemi katunarë

Balla: Hiqe çik atë kamerën, lëre atë kamerën o aga…

Banori: 12…

Balla: Merrja çik mikrofonin atij, merrja mikrofonin….leri mos na bëj skena këtu tani…hajde

Edhe pse nr.8 në listën e PS, Balla është drejtuesi i fushatës për mazhorancën në qarkun e Elbasanit.

“Merrja çik mikrofonin atij”/ Qytetarët e Librazhdit i kërkojnë llogari, Balla iu ndërpret fjalën

SHKARKO APP