Merrni çadrën me vete, pasdite pritet sërish shi

Deri në mesditë kthjellimet do të mbizotërojnë në vend ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim gradulal të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër në pothuajse të gjithë vendin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Gjatë mbrëmjes dhe natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?