Mertiri: Protesta rrezikoi rrëzimin e Ramës, por ai shpëtoi pasi studentët nuk u mbështetën
Sociologu Ergys Mërtiri, ishte i ftuar në edicionin e lajmeve të Syri.net, ku ka folur mbir protestën e studentëve dhe revoltën ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Ai tha se sot të gjithë shqiptarët janë të zhgënjyer nga kjo qeveri dhe kjo ka sjellë revoltën e tyre. Ndërkohë Mertiri tha se Rama arriti t’i rezistojë protestës së studentëve deri tani vetëm falë makinacioneve dhe përçarjes, pasi shqiptarët nuk ju bashkuan të rinjve.
“Ne duhet të mbështesim çdo lloj proteste. Pasi mungesa e reagimit na ka bërë të jemi këtu ku jemi sot. Ne jemi në këtë gjendje pasi nuk e kemi atë nervin e drejtësisë. Në gjykimin tim demokracia funksionon kur qytetarët reagojnë. Nuk është kapriço, është e drejtë e çdo protestuesi të mos dialogojë. Ata nuk duan të dialogojnë, ata kanë pikat dhe duan ti realizohen. Rama kërkon ti manipulojë përmes dialogut. Zhgënjimi është shumë i madh, pasi gjithë këto vite Shqipëria ka ecur me ritme të ngadalta, por kanë ecur me shpejtësi shumë të madhe krimi i organizuar. Sot varfëria ka shkuar aty ku nuk mban më. Protesta pati një rrezik shumë të madh, deri në rrëzimin e qeverisë. Nëse qytetarët do të ishin bashkuar me studentët Rama do ishte rrëzuar, këta ja arriti ta shmangë vetëm përmes përçarjes. Rama do të dalë i dërrmuar në fund, perdja e manipulimeve mediatike ra”, deklaroi Mërtiri.
KOHA JONË SONDAZH

