Mertiri: Pushteti ka një rrjet që e mban. Të rinjtë të integrohen
Sociologu Ergys Mertiri, thotë se qeveria mbahet nga një rrjet shumë i fortë dhe për të rinjtë shqiptarë mund të jetë pak e vështirë sjellja e një frymë të re në politikë.
“Pushteti është i fortë jo në aparencë por ka një rrjet shumë të fortë tjetër të vështirë për tu çarë. Aktorët e rinj nëse duan të kenë një karrierë të mirë politike dhe të vlefshme për qytetarët duhet të provohen nga veprimet mediatike. Po ne trashëgojme akoma një mentalitet që na lë mrapa, ne akoma ecim me teori të vjetra, teori konspiracioni që vret që në mitër të renë që lind me teori konspiracioni. Një retorikë që në kohën e lufërave me armiqtë. Një teori që ka mbetur pre e sloganeve të vjetra. Duhet se s’bën që të rinj të intergrohen”,-tha në “Rtv Ora”.
Rreth Reformës në Drejtësi, Mertiri u shpreh se mund të funksionojë për aq kohë sa monitorohet nga ndërkombëtarët.
“Reforma në drejtësi e ka deren hapur për të funksionuar.Përshembull SPAK nëse nuk zabotohet plotësisht sepse ka përpjkje për ta zabotuar , i ka elementët për të funksionuar.Më shumë se të presim të bëjmë sehir se çdo na sjelle , është e rendësishme që aktorët që mbajnë një rol të kjo reformë të angazhohen, sidomos ndërkombëtarët.Unë besoj se dhe në politikën shqiptare ka njerëz që duan të bëjnë ndryshime por ndërkombëtarët janë më të rëndësishëm”.
KOHA JONË SONDAZH

