Mërtiri: Qesharake që sulmuan Salianjin, qeverinë Rama në pushtet e mban Berisha

Analisti Ergys Mërtiri flet për situatën tek opozita dhe lëvizjet e fundit të ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ka zhvilluar takime me bazën demokrate, por është përballur me kritika dhe mungesë mbështetjeje nga lidershipi i Partisë Demokratike.

Për të opozita aktuale është një nga faktorët kryesorë që mban kryeministrin Edi Rama në pushtet. “E vetmja gjë që e mban Ramën në pushtet është Berisha. Po të mos ishte Berisha, Rama do kishte rënë me kohë,” deklaroi ai në ”News 24”, duke shtuar se protestat e PD-së nuk janë reale dhe nuk prodhojnë presion politik ndaj qeverisë.

Sipas analistit, mënyra se si organizohen protestat e opozitës nuk e dobëson qeverinë, por përkundrazi i jep asaj legjitimitet. “Protestat e PD nuk bëjnë asgjë kundër qeverisë. Rama bie vetëm me protesta masive popullore, jo partiake. Njerëzit nuk janë dakord ta rrëzojnë Ramën që ta zëvendësojnë me Berishën”,-u shpreh Mërtiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?