Mërtiri: Rama bën sikur u fut vetë në laborator dhe bëri vaksinën, po i përdor për propagandë
Në një intervistë për Ora News, sociologu Ergys Mërtiri u shpreh se niveli i korrupsion në vend ka shkuar në atë nivel sa është i dukshëm edhe për raporte të tilla që hezitojnë të flasin me terma joshkencorë.
Sipas Mërtirit, Rama bën sikur u fut vetë në laborator dhe na bëri me vaksina, duke theksuar se propaganda është aq vulgare se të ofendohesh teksa e sheh në televizor.
Mërtiri: Niveli i korrupsion në vend ka shkuar në atë nivel sa është i dukshëm edhe për raporte të tilla që hezitojnë të flasin me terma joshkencorë. Tashmë kapja e shtetit është e matshme edhe me fakte shkencorë. Ndërsa ne e kemi ditur sepse e kemi parë se si ndërtohet, çfarë projektet bëhen dhe kush i bën me shkelje ligjesh. Vendi ynë prej kohësh është përqendruar në pak duar, me të cilët Rama ndaj mundësitë për të bërë biznes dhe marrë pasuritë e vendit tonë. Këtu ka humbur tregu i lirë sepse burimet janë në duart e 3-4 vetave.
Me një kapje të tillë të shtetit njerëzit nuk mund të jetojnë me djersën e tyre, por duhet të jenë të varur nga shteti dhe nga interesat private. Dikur ishte shteti që vidhte shtetin, ndërsa sot është shteti që është bërë instrument që këta privatë të vjedhin shtetin. Nga ana tjetër, Rama bën sikur u fut vetë në laborator dhe na bëri ne me vaksina. Këtu propaganda është aq vulgare se të ofendohesh teksa e sheh në televizor. Është i vetmi kryeministër në botë që i krenohet vendit të tij se është një kryeministër që di të lypë. Kjo lloj propagande është e vetmja në botë që ka një nivel mospërputhje me atë që bëhet dhe atë që thuhet. Ky del çdo minutë në media, ndërkohë që ne jemi ndër nivelet më të ulta të vaksinimit në Evropë për frymë.
Mërtiri shtoi se Rama po përdor për propagandë sheshin Skënderbej dhe stadiumin Air Albania për vaksinim kur këto vaksina duhet të bëhen në qendrat shëndetësore.
Mërtiri: Del kryeministri pret në aeroport sa herë vijnë vaksinat. Ose e përdor stadiumin Air Albania për vaksinim, kur vaksinat duhet të ishin bërë në çdo qendër shëndetësore. Sistemi ka një infrastrukturë se si mund të bëheshin vaksinat. Nuk është se ka vaksinuar njeri, por vetëm ka lidhur kontratat deri më tani, gjë të cilën e ka premtuar qysh në nëntor, përveç atyre karameleve që ka marrë këto kohë. Ne kemi një realitet që nuk ekziston, me foto dhe video 3D, se ky ka një televizion që prodhon vetëm propagandë. Në këtë shëndetësinë falas që ka krijuar ky, një sanitare u kap me 8 milionë lekë që merrte. Pyetja është se sa marrin infermierët dhe mjekët. Shqiptarët masivisht kanë preferuar që të vdesin në shtëpi se sa të shkonin në shtëpi.